U arrestua për vrasjen e Kastratit: Zaja asnjë fjalë para hetuesve, shoqërohen tre persona që e ndihmuan

schedule12:56 - 22 Mars, 2021

schedule 12:56 - 22 Mars, 2021

Detaje të reja mësohen nga arrestimi i Albert Zajës, të dielën në banesën e tij në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara nga policia, bashkë me Zajën janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar për t’u strehuar apo fshehur.

Po ashtu, Davidhi raporton se Zaja vijon që të mos thotë asnjë fjalë pa praninë e avokatit të tij. Ai pritet që të shoqërohet për në gjykatën e Fierit ku do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë.
37-vjeçari ka kërkuar avokatin e tij, por duke qenë se në të orë ishte i e pamundur që ai të kontaktohej, është vendosur që t’i caktohet një avokat nga shteti. Megjithatë, Zaja nuk e ka pranuar.

Lexo edhe: Momenti i arrestimit: Si u kap vrasësi i Kastratit, armën e futi në baltë e tentoi të arratiset

Kujtojmë se Albert Zaja u arrestua ditën e djeshme nga forcat operacionale në banesën e tij në fshatin Larushkë të Niklës, si i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ky i fundit u ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!