U arrestua për vënie tritoli në Shëngjin, lirohet nga burgu 52-vjeçari

schedule09:58 - 5 Prill, 2023

schedule 09:58 - 5 Prill, 2023

LEZHË- 52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasëse në një objekt në ndërtim në zonën e “Ranës së hedhur” në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia.

Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ka prova që impikojnë Zef Kolën në vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në Shëngjin dhe duhet të qëndrojë në burg/abcnews.al