U arrestua për trafikim të të miturve dhe pornografi, shtyhet seanca për mjekun Dervish Hasa

schedule13:21 - 6 Shkurt, 2024

schedule 13:21 - 6 Shkurt, 2024

Shtyhet seanca në Apelin e Përgjithshëm për mjekun Dervish Hasi, i arrestuar për trafikim i të miturve dhe pornografi.

Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami. Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12 mbahet seanca e radhës.

Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë. Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14  vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!