Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë (VIDEO)

schedule07:36 - 6 Qershor, 2022

schedule 07:36 - 6 Qershor, 2022

Digjet gjatë orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Anagnosti është në mesin e zyrtarëve të arrestuar më 1 qershor. Në pranga ranë Drejtori i Urbanistikës Pandi Zhonga në Bashki, Rovena Alikaj, juriste në agjencinë  shtetërore të kadastrës si Aleko Anagnosti, noter. Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke abuzuar me lejet e ndërtimit. Arrestimet e tyre janë bërë urdhër të Prokurorisë së Sarandës, e cila pas hetimeve zbuloi se këta persona kanë tjetërsuar 10 mijë metër katror tokë shtetërorë që ishte lulishte në Sarandë.

Por dy ditë më parë Gjykata e Sarandës ka liruar 4 nga 6 te arrestuarit. Pas 3 orë e gjysmë seance, gjyqtari vendosi ndryshimin “arrest në shtepi” për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes në bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Ndërkohë, Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në “arrest në burg” me afat 45 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!