Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për policin Fatmir Meço, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Meço tha në gjykatë që ishte përdorues dhe jo shpërndarës droge, por kjo nuk u mor parasysh nga trupi gjykues. Ai u arrestua bashkë me një person tjetër, Fitim Selaçin, i cili mori masën e sigurisë arrest me burg. Meço akuzohet që Selaçit dhe dy personave të tjerë që janë në kërkim u garantonte lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike.
U arrestua për shitje droge, arrest me burg policit në Durrës
schedule12:04 - 2 Nëntor, 2017
schedule 12:04 - 2 Nëntor, 2017