Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshme Xhulia Aliajn. 26-vjeçarja u arrestua vitin që shkoi për përhapje paniku në rrjetet sociale.
Aliaj u vu në pranga nga antiterrori, pas tërmetit të 26 nëntorit, në bazë të këtij njoftimi:
“Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka vijuar intensivisht punën në evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo rasti. Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik. Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve”.
E reja, në një postim të sajin në Facebook, u bënte thirrje banorëve të Durrësit, të largoheshin nga Porto Romano, për shkak të frikës së shpërthimit. të depozitave të gazit.
Postimet që çuan deri në arretimin e Xhulias