U arrestua për përdhunimin e të miturës, lirohet shefi i Policisë së Fushë Arrëzit

schedule20:35 - 6 Qershor, 2020

schedule 20:35 - 6 Qershor, 2020

Prokuroria e Shkodrës e ka cilësuar të pa ligjshëm ndalimin e Shefit të Postës Policore të Fushë Arrëzit Izmir Duraku i ndaluar një natë më parë nën akuzën  “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Lirimi i tij është bërë nga prokuroria e Shkodrës e cila e ka cilësuar të pa ligjshëm ndalimin pasi nuk ka prova të mjaftueshme që çështjen e ngritura ta dërgojnë në gjykatë për vlerësim mase të sigurisë. Izmir Duraku  i cili deri para 1 viti ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore në sektorit e Hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është ndaluar pas denoncimit të bërë nga një vajzë jetime e cila sipas komunikatës së Policisë në vitin 2015 ka shkuar në policinë e Shkodrës për të denoncuar përdhunimin që i kanë bërë disa persona në 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës Shkodër.

Lexo edhe: Akuzat për përdhunim, përjashtohet nga policia shefi i Policisë së Fushë Arrëzit

Nga ana tjetër mungesa e provave të mjaftueshme, por edhe sipas të dhënave kemi të bëjmë më mos përputhje të ngjarjeve, por edhe moshës së vetë denoncueses e cila aso kohe ishte 22 vjeçe, dhe nga mosha 18 vjeç ajo është larguar nga shtëpia e fëmijës në Shkodër pasi ka pengesë ligjore për të qëndruar aty, sepse ka mbushur moshën madhore.

Po kështu edhe nga SHCBA dhe Drejtoria e Hetimit ka mospërputhje të datave pasi kemi të bëjmë me një ngjarje e cila në shtëpinë e fëmijës në Shkodër aso kohe u denoncua si skandal i përdhunimit në vitin 2016 dhe jo në vitin 2015, çka çoj në arrestimin e 5 punonjësve të shtëpisë së fëmijës.

Të cilët pas hetimit të kryer dhe gjykimit të çështjes në dy shkallët e gjyqësorit kanë marrë pa fajësinë, për mungesë provash.

Lexo edhe: Ndalohet shefi i policisë së Fushë Arrëzit: Abuzoi seksualisht me vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin

Ndërsa nuk dihet ende se cilat janë faktet që kanë çuar Drejtorinë e Hetimit të SHCBA-së të ngrejë akuzën e Përdhunimit.