Prokuroria Speciale njoftoi se nesër në orën 15:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të dalë Nasim Haradinaj, i cili u arrestua më 25 shtator në Kosovë në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim.
Ai akuzohet për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës lidhur me publikimin e dosjeve.
Përballja e parë e Nasim Haradinajt do të jetë publike. Seanca do të mund të ndiqet nga të gjithë. Sot doli para gjykatës, Salih Mustafa. Ai në seancën para gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë nuk pranoi që të flasë.
Mustafa tha se për akuzën nuk do të deklarohet sot, pasi i duhet kohë për të diskutuar me avokatin./ db/Abcnews.al