U arrestua për grabitje me armë, gjykata liron të riun pasi u “harrua” në burg nga policia

schedule17:50 - 15 Tetor, 2022

schedule 17:50 - 15 Tetor, 2022

Një i ri i arrestuar për grabitje me dhunë është liruar nga gjykata penale e Tiranës.

20-vjeçari Elvis Sedjo është liruar në sallën e gjykatës ditën që ndaj tij prokuroria kërkoi masën e arrestit në burg. Sipas vendimit të gjykatës Sejdo duhet të lirohej urgjentisht pasi policia ka tejkaluar afatin prej 72 orësh për referim të veprës penale.

Ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës më 10 tetor, pasi ishte në kërkim për një grabitje me armë. Në seancën e së shtunës, prokuroria pretendoi se, dokumentacionet për firmosjen e urdhër arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kishin kaluar.

Elvis Sejdo, tashmë i liruar nga akuzat, ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Escape” si bashkëpunëtor në grabitje me armë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytet.

Në atë kohë, shtetasit Kevin Zeka i grabitën me armë shumën prej 1450 euro dhe biçikletën me të cilën po lëvizte. Në pranga përfunduan Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla, ndërsa në kërkim u shpall Elvis Sejdo që tashmë është i liri.
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!