Gjykata e Lartë ka lënë në burg Alfred Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
Gjykata rrëzoi kërkesën e Beleri, që u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore për shit-blerje votash. Ai kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg, por kërkesa u refuzuar nga gjyqtari Sandër Simoni.
Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat Beilerit për liriin nga qelia. Atij iu refuzua edhe leja që kërkoi në gjykatë për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimin të këshillit bashkiak të Himarës, ku pritej të kryhej betimi për drejtimin e Bashkisë.
Nga ana tjetër Beleri ka pretenduar se mbahet padrejtësisht në qeli dhe se akuzat e prokurorisë janë me prapavijë politike. Përveç Beilerit me të njëjtën akuzë u vu në pranga edhe bashkëpunëtori I tij Pandeli Kokasveshi, por u lirua disa ditë më vonë për shkak se shfaqi probleme shëndetësore.
Sipas prokurorisë hetimi nisi më 8 maj pas informacioneve të siguruara nga policia e Vlorës se një grup personash në zonën e Himarës përfshi edhe Belerin jepnin nga 50 deri në 200 euro në këmbim të blerjes së votave.