Këtë të martë para Gjykatës së Elbasanit ka dalë shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva. Gazetarja e ABC News bën me dije se gjykata është tërhequr për vendim dhe pritet që seanca e radhës të jetë me 14 prill.
Ndërkohë Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka kërkuar mosekstradimin e shtetases ruse, në vendin e saj. Arsyet e ktij vendimi janë 1-sepse shteti rus nuk do ti sigurojë të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut dhe se në Shqipëri ku kjo shtetase ka një proces penal.
Gjithashtu vetë 33 vjeçarja është shprehur se nuk do të që ekstradohet.
Kujtojmë se Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.
Ndërkaq me përfundimin e afatit të arrestit me burg, Gjykata e Elbasanit vendosi zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe pse ky vendim u cilësua i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave nga ana e mbrojtjes./abcnews.al