Alban Qira, 33-vjecari i arrestuar nga policia e Durrësit si autor i dyshuar për vendosjen e lendes plasëse në mobilerinë e Artan Allës, në zonën e Rrashbullit, nuk ka pranuar të jap shpjegime për grupin hetimor sa i përket motivit të sulmeve ne biznesin e Alles. Teksa pranon se është ai qe ka hedhur lenden plasëse artizanale, kjo e dokumentuar edhe me prova shkencore nga policia, 33-vjcari ka refuzuar që të hedh dritë mbi motivin.
Në këto kushte, policia dyshon se kemi te bëjmë me një ngjarje te paguar nga persona të tretë.
“Jemi të sigurtë se Alban Qira nga Kruja është personi që sulmonte biznesin e shtetasit Artan Alla. Këtë e kemi dokumentuar me prova shkencore, por e pranuar edhe nga vete 33-vjeçari. Ai nuk jep shpjegime për motivin e sulmit. Kjo na bënë të dyshojme se ai është paguar nga persona te tjerë për të kryer këto sulme me qellim dëmtimin e biznesit te Allës ose për t’i dhënë atij ndonje mesazh për arsye ende te paqarta. Ne po vijojmë hetimet dhe jemi te bindur se shume shpejt do ta mesojme edhe motivin. Krahas konkurences dhe pronësisë, tashme jemi te fokusuar për të mësuar me shume rreth autorit dhe të dëmtuarit, pasi që të dy janë nga Kruja. Artan Alla ose i biri mund të ketë ndonjë konflikt në zonën e Krujës”, thanë burime nga grupi hetimit per ABC News.
Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se 33-vjecari vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë në fshatin Rrashbull. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024. Nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale.
Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve./abcnews.al