U arrestua pas sherrit me të dashurën, jepet vendimi final për Solomon

schedule12:08 - 2 Mars, 2021

schedule 12:08 - 2 Mars, 2021

Prej ditësh ish-sulmuesi i Partizanit, Theophilius Solomon vazhdon të jetë i arrestuar për shkak të një sherri me të dashurën e tij. Kjo e fundit e denoncoi sulmuesin dhe nisi një proces gjyqësor ndaj tij për dhunë.

Fillimisht gjykata e dënoi sulmuesin me burgim dhe direkt pas kësaj ai bëri ankimim në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Pas procesit gjyqësor mësohet se Solomon i është ulur masa e dënimit nga arrest me burg, në gjobë, në formën e garancisë pasurore.

Kështu, ai brenda 5 ditësh do të jetë i detyruar të depozitojë në gjykatë 300 mijë lekë të reja për t’u shpallur më pas i lirë. Solomon pritet të dalë nga burgu pasditen e sotme ose nesër, pas kryerjes së të gjitha procedurave, duke iu hapur rruga për kalimin në Kuvajt, te skuadra e Al Qadsia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!