Ekzekutohet vendimi i gjykatës për dënimin me 4 muaj burg për Skerdi Sinën, i cili u arrestua të mërkurë nga policia në kryeqytet.
Masa ndaj tij vjen për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Vijojnë kontrollet për drejtuesin e automjetit, me të cilin lëvizte shtetasi Sina, të identifikuar nga Policia, menjëherë pas rastit.
Sina ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi fillimisht është pikasur në rrugën Myslym Shyri, por forcat shqiponja i janë vënë nga pas dhe e kanë arrestuar. Gjatë ikjes, Sina ka përplasur edhe 4 automjete të tjera.

