U arrestua pas konfliktit për pronën në Kepin e Rodonit, zbardhet dëshmia e Mark Frrokut: Nuk jam i përfshirë, s’e njoh personin që ka qëlluar

schedule12:22 - 30 Tetor, 2023

schedule 12:22 - 30 Tetor, 2023

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua ditën e sotme si i përfshirë në konfliktin e ndodhur në Kepin e Rodonit për pronën.

Të përfshirë ishin për Përfaqësues të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës, ndërsa u arrestuan 8 persona të përfshirë në konflikt mes tyre edhe ish-deputeti.

Në dëshminë e tij, Mark Frroku ka thënë se nuk ka dijeni për personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka mohuar përfshirjen e tij në konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit, duke thënë se ka qenë i pranishëm për shkak të angazhimit me disa përfaqësues të Kishës.

Ndërkohë ABC mëson se ish-deputeti është i përfshirë krahas dëshmive të siguruar nga hetuesit duke u mbështetur edhe nga pamjet filmike gjatë konfliktit në zonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!