Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arrestua pak ditë më parë në Dubai, sot mbërrin në Tiranë/ Kush është Armis Stafa, “truri” financiar i klanit Çopja

schedule11:30 - 11 Qershor, 2025

schedule 11:30 - 11 Qershor, 2025

TIRANË- Këtë të mërkurë do të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, Armis Stafa, i konsideruar si “truri” financiar i klanit Çopja në Elbasan.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ai akuzohet se ka pastruar para të përfituara nga veprimtaria kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajadr Çopja, përmes aktivitetit të shitblerjes së automjeteve.



Ai u arrestua pak ditë më parë në Dubai dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare. Pas mbërritjes, Stafa do të përballet me akuzat, që ka ngritur drejtësia në emër të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!