U arrestua nga SHÇBA, polici mori 2 mijë euro për të lejuar ndërtime pa leje në Kombinat

schedule15:18 - 26 Gusht, 2021

schedule 15:18 - 26 Gusht, 2021

Nga Ermal Vija

Inspektori i komisariatit numër 6 në Tiranë,  i arrestuar një ditë më parë për korrupsion akuzohet se mori 2 mijë euro duke lejuar ndërtime te paligjshme  në zonën e kombinatit.

Burime pranë shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat që vunë në pranga 47-vjeçarin Levzat Veselaj, i thane ABC se, inspektori është kallëzuar nga një punonjës I bashkisë së Tiranës, që ka konstatuar ndërtimin pa lejë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Veselaj në këmbim të parave ka ndihmuar një person që të vazhdojë punimet ne objektin e tij, madje duke I garantuar që efektivët e komisariatit 6 nuk do ta pengonin.

Hetuesit po kryejnë veprime të tjera hetimore për të mësuar  nëse inspektori ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë nga radhët e policisë në këtë veprimtari te paligjshme.

47-vjeçari Levzat Vesalaj do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Ky është rasti i dytë ne pak dite që efektivë te policisë përfundojnë në pranga, pas operacioneve të zhvilluara nga SHÇBA. Disa ditë më parë, u arrestua efektivi I forcave të repartit special RENEA, Real Luli, I dyshuar për përfshirje në trafikun e kokainës në disa zona të kryeqytetit./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!