U arrestua në protestën e Berishës, dëshmia e Stresit: S’kam shkelur ligjin, akuza për policinë

schedule16:55 - 11 Janar, 2022

schedule 16:55 - 11 Janar, 2022

Mes 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme në selinë e PD ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur me ermin e artit si Stresi.

Abcnews.al përmes gazetarit Ermal Vija ka siguruar dëshminë e Stresit në komisariat i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në protestë, por ka theksuar se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Sipas tij as policia nuk ka prova që ai ka ushtruar dhunë në protestë.

“Kam marrë pjesë dhe nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm. Nuk ka sjellë prova policia”, ka thënë Stresi në dëshminë e tij.

Hetimet nga ana e prokurorisë janë duke vijuar dhe ende nuk dihet zyrtarisht se për çfarë akuze është arrestuar reperi.

Stresi i cili është edhe djali i Sali Lushës, ish-badigard i ish-kryeministrit Sali Berisha, ditën kur u shoqërua postoi në rrjete sociale edhe video nga furgoni i policisë.

Ai shkruante: “Nëse kam gjuajtur një gurë keni të drejtë me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo? I bëj thirrje mediave”.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit. Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”. 8 janari agravoi në dhunë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestuesit. Protesta e dhunshme në selinë blu u pasua me një sërë vendimesh të rëndësishme nga kryesia e PD. Gjatë mbledhjes së zhvilluar deri në orët e para të mëngjesit kryesia e PD vendosi përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë pjesë e Komisionit të Rithemelimit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!