U arrestua në Britani të Madhe/ Kush është Lorenc Lala dhe roli i tij në vrasjen e Albi Bashaliu, në skenë del edhe Laert Haxhiu

schedule21:08 - 19 Qershor, 2025

schedule 21:08 - 19 Qershor, 2025

TIRANË– Në Manchester të Britanisë së Madhe është prangosur Lorenc Lala 48 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale si “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjykata e Posaçme  kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lalën. Ai akuzohet se ka paguar për vrasjen e Albi Bashaliu, në fshatin Gjocaj në Peqin, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021.

Lorenc Lala dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Drejtësia shqiptare e akuzon Lorenc Lalën se ka paguar 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut dhe pagesa sipas hetimeve është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.

Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu, i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!