Ndërhyri në dosjen “Toyota Yaris”/ KLP pezullon nga detyra prokurorin e Vlorës. Lihet në burg Aurel Zarka

schedule14:01 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:01 - 31 Korrik, 2024

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të mërkurën Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg të dhënë në mungese për magjistratin e arrestuar për akuzën korrupsionit aktiv dhe pasiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në 4 raste.

Ne seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura, mësohet se Zarka ka kundërshtuar akuzat e prokurorisë duke mbajtur qëndrim mohues.

Nga ana tjetër dy prokurorët e Posaçëm Klodian Braho e Altin Dumani i thane gjykatës se ish-kolegu i tyre është i përfshirë duke ndikuar për zbutjen e pozitës penale për teë akuzuarit e dosjes se famshme, ku ne vitin 2018-të në një makine Toyota Auris qe hynte ne portin e Durrësit u gjet shuma prej 3.4 milion euro. Përveç Zarkës të përfshirë rezultojnë edhe avokati Radovan Çela, biznesmeni Astrit Vladi dhe ish-oficerja e policisë gjyqësore Eriona Daupaj të cilët janë shpallur n ë kërkim.

Po kështu hetuesit kane dyshime se Zarka të ketë ndërhyrë edhe tek hetimi pasuror i zhvilluar ndaj Suel Çelës në kuadër të operacionit forca e ligjit. Po kështu pjesë e dosjes janë edhe dy raste te tjera, njëra lidhet me një vjedhje dhe tjetra me kultivimin e bimëve narkotike.

Nga ana tjetër mësohet se Agjente të Byrosë Kombëtare te hetimit kane vijuar këtë të mërkure me sekuestrimin e disa vendimeve gjyqësore dhe mos fillimit të procedimeve penale ku dyshohet se janë dhënë vendime të ndikuara në favor të personave të përfshirë në këtë dosje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!