U arrestua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, reagon për herë të parë Meriton Mjekiqi

schedule07:26 - 3 Mars, 2021

schedule 07:26 - 3 Mars, 2021

Moderatori i njohur shqiptar, Meriton Mjekiqi u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruanin se moderatori i “Gjoni’s Black” dyshohej  se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.

Policia informoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik ndaj dy drejtuesve të makinave. Miku i tij, Dati është shprehur se  nuk kishte të shtëna por vetëm konfrontim me fjalë. Ndërkohë, së fundmi ka reaguar dhe avokati i tij, i cili sqaron se Mjekiqi nuk është arrestuar nga policia.

Moderatori ka ndarë stausin e tij për ndjekësit, ku thuhet: “Meriton Mjekiqi është i lirë… Unë jam avokati i tij dhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak, është brengosës”, ka shkruar ai. /abcnews.al