Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arratis sot nga Komisariati, gjykata jep masë sigurie për 30-vjeçarin

schedule10:58 - 4 Janar, 2021

schedule 10:58 - 4 Janar, 2021

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Riljon (Rigers) Lalaj, për akuzën “armëmbajtje pa leje”, në mungesë të këtij të fundit. I riu nuk u paraqit në sallën e gjyqit pasi u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati numër 1 në Tiranë.

I riu u arratis në momentin kur është dërguar për t’i marrë gjurmët e gishtave. Pas kësaj procedure ai do të dërgohej në gjykatë, ku do të njihej me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër SHÇBA ka nisur hetim për efektivin që shoqëronte Lalën, ndërsa është ende e paqartë si ka mundur t’i ikë.

Gazetarja Glidona Daci raporton se në Komisariat ka nisur një mbledhje ku zyrtarët po diskutojnë dhe po përpiqen të mbledhin prova. Nga të dhënat e deritanishme mendohet se nuk bëhet fjalë për arratisje të organizuar. 30-vjeçari është larguar në këmbë në ambientet e pasme të komisariatit.

Riljon Lalaj, u prangos më 2 janar për armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari u arrestua në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, nga forcat “Shigjeta”. I riu u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Policia në një komunikatë zyrtare sqaroi arrestimin e të riut, ku sipas bluve Lalaj u lokalizua pas bashkëpunimit me qytetarët dhe u arrestua në flagrancë. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!