Dilte sot para gjykatës, si u iku nga duart 30-vjeçari efektivëve në Komisariat: SHÇBA nis hetimin

schedule09:33 - 4 Janar, 2021

schedule 09:33 - 4 Janar, 2021

Riljon Lalaj, i arrestuar dy ditë më parë u arratis mëngjesin e kësaj të hëne nga Komisariati numër 1 në Tiranë. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se i riu është arratisur në momentin kur e kanë dërguar për t’i marrë gjurmët e gishtave. Pas kësaj procedure ai do të dërgohej në gjykatë, ku do të njihej me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër SHÇBA ka nisur hetim për efektivin që shoqëronte Lalajn, ndërsa është ende e paqartë si ka mundur t’i ikë.

Riljon Lalaj, u prangos më 2 janar për armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari u arrestua në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, nga forcat “Shigjeta”. I riu u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Policia në një komunikatë zyrtare sqaroi arrestimin e të riut, ku sipas bluve Lalaj u lokalizua pas bashkëpunimit me qytetarët dhe u arrestua në flagrancë. g.v/abcnews.al