“Nuk është e vërtetë që kam marrë pjesë në një festë”, ky është pretendimi i Breel Embolo, sulmuesit të Borussia M’Gladgab, i cili në ndeshjen e fundit u la jashtë skuadrës për shkak të shkeljes së rregullave të autoriteteve gjermane për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Gjithsesi tashmë janë zbuluar edhe të dhëna të tjera që rëndojnë situatën e futbollistit, por gjithccka është në nivelin e dyshimeve.
Pretendohet se në festën e organizuar në Essen, që ishte e paligjshme dhe merrnin pjesë 23 persona, Embolo është larguar nga dritarja, për t’u ngjitur në çati dhe për t’u futur në një apartament.
Breel Embolo von Borussia Mönchengladbach floh laut Polizei bei Corona-Verstoß übers Dach https://t.co/rZoJuc3H68 pic.twitter.com/ogvEvwUgv7
— Deutschland Germany (@Deutschland_BRD) January 20, 2021
Futbollisti deri më tani ka pranuar që ka qenë në Essen, por vetëm për të parë një ndeshje basketbolli.
Klubi ndërkohë është i qartë, duke u shprehur se i besojnë lojtarit deri në momentin që të ketë një rezultat përfundimtar nga hetimet e policisë. /abcnews.al