Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arratis nga burgu në Greqi, kapet me makinë të vjedhur Ylli Shkalla

schedule15:33 - 15 Tetor, 2025

schedule 15:33 - 15 Tetor, 2025

27-vjecari nga Tirana, Ylli Shkalla, i arratisur nga burgu i Kasandrës në Halkidiki të Greqisë në 18 shtator, ka rënë në prangat e policisë greke. 27-vjeçari shqiptar u arrestua teksa oficerët e policisë e gjetën brenda një makine të parkuar në një parking në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).

Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë imituese dhe një telefon celular. Hetimet e mëtejshme zbuluan se i arrestuari e kishte vjedhur automjetin e lartpërmendur në orët e mbrëmjes së 12 tetorit, pasi pronari i tij i ligjshëm e kishte denoncuar vjedhjen e tij dje në mesditë në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Patisias, Athinë.
Makina u sekuestrua dhe do t’i kthehet pronarit të saj ligjor. Hetimi paraprak u krye nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Thebë, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet te autoritetet përkatëse.

Shkalla po vuante në Greqi një dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për lehtësimin e transportit të emigrantëve. Ai rezulton i arrestuar edhe në Tiranë në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!