U arratis nga burgu i Shënkollit në muajin shkurt, kapet Daut Laze

schedule22:24 - 14 Prill, 2025

schedule 22:24 - 14 Prill, 2025

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!