Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, Borkica Gruevska ka paraqitur kërkesë për shkurorëzim në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.
Njoftimi gjyqësor është publikuar publikisht dje, ku theksohet se Gruevski nuk është në dispozicion dhe nuk ka rrugë tjetër për ta informuar.
“Para Gjykatës Themelore Civile në Shkup, padinë e ka parashtruar paditësi Borkica Gruevska nga Shkupi, kundër të paditurit Nikolla Gruevski nga Shkupi, me adresë të panjohur, për shkurorëzim, me vlerë të kontestit 20.000 denarë”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski. /abcnews.al