U ankuan te Basha, Rama nxjerr të dhënat për pagat e luftës: Të qash e të mos qeshësh dot

schedule10:43 - 12 Qershor, 2020

schedule 10:43 - 12 Qershor, 2020

Kryeministri  Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me takimet e bëra prej tij në Tiranë ku tregon shqetësimin e qytetarëve se nuk kanë marrë pagën e luftës.

Rama ka ballafaquar deklaratën e tyre me të dhënat nga depozitimi i pagës së luftës, duke i konsideruar ato shpifje

“Faktet nuk janë opinione, shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, thuhet në video.

“Të qash e të mos qeshësh dot…”, është mbishkrimi i videos së kryeministrit e cila shoqërohet me të dhëna nga shpërndarja e pagës së luftës.

-62 448 qytetarë kanë marrë 3 page lufte

-163 635 qytetarë kanë marrë pagesën 40 mijë lekë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!