“U angazhuan në aktivitete jo-diplomatike,” SHBA dëbon 12 diplomatë rusë të OKB-së

schedule22:03 - 28 Shkurt, 2022

schedule 22:03 - 28 Shkurt, 2022

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare. Lajmin e bëjnë të ditur diplomatë amerikanë dhe rusë.

Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA pasi akuzohen se janë përfshirë në aktivitete jo-diplomatike.

“Ata diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!