“U alarmua UEFA për ne, po tani?!”, Takaj thumbon pas Bayern-Barcelona

schedule08:40 - 15 Gusht, 2020

schedule 08:40 - 15 Gusht, 2020

10 sezone jashtë kupave të Europës dhe 1 milion euro gjobë, ky ishte dënimi që Skënderbeu mori për trukim ndeshjesh. Sporting-Skënderbeu, që u mbyll 5-1 në Portugali ishte në listën e katër përballjeve që sistemi BFDS i cilësoi të manipuluara.

Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, u mundua shumë të fitonte në të gjitha shkallët gjyqësore. Në fund nuk ia doli dhe i mbetet vetëm të reagojë përmes medieve dhe rrjeteve sociale, madje edhe të ironizojë.

 

 

Përballja e djeshme, Bayern-Barcelona që u mbyll 8-2, e ka frymëzuar Takajn. Ai nuk ngurron të thumbojë qeverinë e futbollit europian. “(Qesh) U alarmua UEFA se u mund Skënderbeu me Sportingun 5-1, ne me 10 lojtar. Po kjo e sotmja si do quhet?”, shkruante Takaj pas ndeshjes, në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!