18-vjeçarja Martina Pajollari e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços në 12 qershor në Kolanec të Korçës ka dalë sot para gjykatës e cila ka vendosur masën arrest me burg.
Pas vendimit të gjykatës nëna e Martinës, Miranda Pajollari ka thënë për mediat se vajza e saj dhe 3 të arrestuarit e tjerë Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj janë të pafajshëm.
Sipas saj vajza është detyruar të gënjejë pasi i është bërë presion nga ana e policisë që të fajësojë tre personat e lartë përmndur.
Miranda Pajollari tha se vajza e saj dy herët e para ka thënë të vërtetën pasi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por pas presionit të vazhdueshëm nga ana e policisë ajo ëhstë detyruar të pranojë versionin tjetër që Martina ka bashkëpunuar me 3 personat e tjerë për vrasjen e Martin Çeços.
Martina Pajollari akuzohet se ka qenë ajo personi e cila ka nxjerrë në shteg Martin Çeçon, i cili është vrarë mbrëmjen e 12 qershorit.
Ishte babai i tij i cili ka denoncuar në polici zhdukjen e të birit, i cili u gjet i vrarë në datë 16 qershor.
/T.Halili/Abcnews.al