Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) akuzoi Izraelin se po përdor fosfor të bardhë në luftën e tij në Gaza. Ushtria izraelite reagoi pas këtyre raporteve duke mohuar të gjitha akuzat.
“Akuza aktuale e ngritur kundër Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në lidhje me përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza janë të rreme,” tha një zëdhënës në një deklaratë.
Izraeli po zhvillon një luftë të gjithanshme kundër militantëve të Hamasit për të sjellë ndryshime të qëndrueshme dhe për të mbrojtur të ardhmen e shtetit hebre si një demokraci e begatë, tha ministri izraelit i Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, theksoi se grupi i armatosur palestinez është pjesë e një “boshti të së keqes” që përfshin Iranin.
“Kjo është një luftë për ekzistencën e Izraelit si një vend i begatë, një shtet demokratik, atdheu i popullit hebre”, tha Gallant në konferencën për shtyp që dha në Tel Aviv me homologun e tij amerikan Lloyd Austin, i cili vizitoi Izraelin.
I pyetur nga një gazetar nëse Teherani kishte dhënë miratimin për sulmin e Hamasit të shtunën e kaluar, Gallad tha se “Nuk ka rëndësi sepse ideja është iraniane.”