U akuzua për vrasjen e ish-policit, gjykata lë të lirë Gjergj Cukalin

schedule16:25 - 4 Shtator, 2019

schedule 16:25 - 4 Shtator, 2019

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilalit, në Janar të këtij viti. Katër muaj pas arrestimit, për Cukalin u vendos masa detyrim paraqitje, pasi gjykata nuk i ka konsideruar si të mjaftueshme provat e Prokurorisë.

Gjergj Cukali u arrestua në Maj të 2019-së nën akuzën e vrasjes së ish-policit. Identifikimi i Cukalit u bë nga analizat e ADN-se të marra nga një shishe uji që u gjend në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit.

Ish-polici Arben Bilali u ekzekutua më 30 Janar të këtij viti me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në Tiranë zonën e Selitës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!