U akuzua për shitblerje votash, Pjerin Ndreu: Kam shumë informacione për kundërshtarët, por nuk flas pa prova

schedule11:17 - 14 Maj, 2023

schedule 11:17 - 14 Maj, 2023

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu në fjalën e tij është shprehur se procesi është I qetë deri më tani dhe ashtu pret që të jetë deri në fund.

Ndreu ndër të tjera është shprehur se është e rëndësishme që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Deri tani procesi ka qenë I qetë, ka pasur disa problem me pajisjet por që e ka zgjidhur KQZ-ja. Gjithçka ka shkuar dhe do të shkojë e qetë është një ditë që qytetarët duhet që të votojnë pasi është një ditë që ato e kanë të shenjtë. Ato do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë dhe mendoj se gjithkush duhet që të votojë”, tha Ndreu

Ai u është përgjigjur dhe akuzave nga pala kundërshtare për shit blerje votash ku ka theksuar se ai ka shumë informacione në lidhje me palën kundërshtare sa i përket këtyre por që nuk do të flasë pa pasur prova.

Kam dëgjuar akuza nga fillimi në fund, kam shumë për palën kundërshtarët por pa pasur prova nuk do të them asgjë, nuk e kuptoj këtë pse e bëjnë, mos është ndonjë alibi për humbjen apo se di, por nuk është normale që të hidhet vrer në ditën e votimit”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!