Ish konkurrenti i Përputhen, Alban Dyrmishi ka reaguar për herë të parë pas akuzave për shfrytëzim prostitucioni. Në intervistën ekskluzive për Abc e pasdites, të parën që ka dhënë pasi u lirua nga burgu, ai mohoi akuzat duke thënë se ishte një sulm personal.
Dyrmishi u arrestua në fillim të këtij muaji por më pas gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.
“Unë dhe sot e kësaj dite se di çfarë ka ndodhur. Ishte e diel po bëhesha gati për të ikur në Skrapar dhe më vjen një telefonatë nga një vajzë që punonte me mua dhe më thotë që duhet të vish në punë se ndodhej policia. Duke qenë se jam administrator i qendrës dhe për çdo problem jam unë që përgjigjem, shkova te qendra e masazhit.
Nuk kam qenë në dijeni të hetimeve. Kam qenë shumë i qetë dhe kur kam hyrë brenda kishte forca të shumta policie që më thanë se dyshohet se kryhen vepra të paligjshme dhe se duhet të shoqërohem në komisariat bashkë me vajzat. Kam pranuar dhe jam në dispozicion të hetimit që po zgjat. Unë kam besim te pastërtia dhe se ligji do të bëjë më të mirën”, tha ai.
Më tej, ish konkurrenti i Përputhen komentoi gjithashtu dhe reagimet e njerëzve ndaj tij pasi lajmi bëri bujë në media. Ai përmendi dhe emrin e Nevina Shtyllës, që sipas të cilit, e ka fshirë nga Instagrami, pas akuzave që rënduan mbi të.
“Më kanë bërë bllok dhe në telefon. Ekziston akoma komunizmi dhe njolla në biografi. Njerëzit veshin mantelin e moralit dhe largohen me vrap. Nevina Shtylla, për të cilën kam pasur respekt, shoh që më kishte hequr nga followers-at vetëm pas këtij lajmi”, tha mes të tjerash ai. /abcnews.al