U akuzua për përdhunim, Bill Cosby lirohet nga burgu

schedule14:57 - 1 Korrik, 2021

schedule 14:57 - 1 Korrik, 2021

Aktori amerikan Bill Cosby, i cili u dënua në 2018 me akuzat e përdhunimit, u la i lirë.

Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Korrektimeve të SHBA, duke bërë me dije se Gjykata e Lartë e Pensilvanisë vendosi të anulojë vendimin e mëparshëm.

Ndërsa Gjykata deklaroi në vendim se Cosby nuk duhej të akuzohej pasi ai arriti një marrëveshje me ish-prokurorin 15 vjet më parë, sipas të cilit nuk duhet të kishte gjyq kundër tij.

Cosby është i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin komedi nga vitet tetëdhjetë “Cosby Shoë”, nga ku dhe mori pseudonimin “Daddy of America”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!