U akuzua për fiksim rezultati, lojtari i PSG mëson vendimin e Gjykatës

schedule17:14 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 17:14 - 9 Dhjetor, 2019

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera, është në mesin e 36 lojtarëve që janë pastruar nga akuzat për fiksimin e rezultatit të një ndeshje mes Levantes dhe Real Zaragoza në vitin 2011.

Zaragoza e fitoi ndeshjen, por u akuzuan se paguan lojtarët e Levantes 965,000 euro për t’i falur ndeshjen, kështu që ata mund të shmangnin rënien nga kategoria në sezonin 2010-11.

Trajneri i Leganes, Javier Aguirre dhe ish-kapiteni i Atletico Madridit, Gabi Fernandez, ishin gjithashtu në mesin e atyre që ishin në gjyq. Të 41 personat e akuzuar nuk u gjetën fajtorë për korrupsion sportiv.

Në një deklaratë, gjykata përmendi mungesën e provave, megjithatë, dy ish-zyrtarë të Zaragozas u dënuan për mashtrim: “Gjykatësi e shpalli fajtor ish-presidentin Agapito Iglesias dhe ish drejtorin e financave, Javier Porquera, për përdorimin e 1.73 milionë euro nga llogaritë e Zaragozas në mënyrë të gabuar. Atyre u dha një dënim me burg prej një viti e tre muajsh”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!