Ish-presidenti i Galatasaray, Adnan Polat, ka akuzuar Sinan Idrizin se i ka marrë 3.5 milion euro për të blerë një kompani nafte në Shqipëri. Polat ka paditur Idrizin dhe kjo çështje, ka shkuar në gjyq.
Presidenti i Flamurtarit, reagoi për PanoramaSport, ku u shpreh: “Është një lajm i sponsorizuar në mediat turke. Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie.
Ne jemi dy palë, thjesht kemi një marrëdhënie dhe do ta shikojmë. Ai që na ka paditur ka bërë detyrën e tij, tashmë do ta shikojmë në gjyq të vërtetën. Secila palë ka marrë avokatin e saj, të shohim çfarë do të vendoset”, tha Idrizi./abcnews.al

