U aktivizua vetëm 3 minuta nga Mourinho, Kumbulla me “mision” të veçantë

schedule16:31 - 29 Nëntor, 2021

schedule 16:31 - 29 Nëntor, 2021

Roma e Jose Mourinhos arriti të fitonte ndeshjen kundër Torinos me shifrat 1-0. Një fitore me shumë vlera kjo për verdh e kuqtë të cilët iu falën golit të Tammy Abraham, i cili shënoi në pjesën e parë të sfidës, ndërsa Roma arriti të menaxhonte deri në fund rezultatin për të marrë 3 pikë në këtë ndeshje.

Në këtë ndeshje 3 minutat e fundit është aktivizuar edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili kishte një mision të veçantë në këto minuta që do luante.

Skuadra e Torinos fitoi një goditje dënimi dhe trajneri i saj urdhëroi edhe portierin të shkonte në zonën e Romës për të shfrytëzuar shtatlartësinë e tij.

Këtë detaj ve vuri re menjëherë Mourinho i cili thirri në ‘ankand’ mbrojtësin e kombëtares. Misioni për Kumbullën ishte i qartë të mbylonte portierin serb dhe të mos i linte asnjë mundësi reagimi, një mision që u përmbush me sukses nga lojtari shqiptar., dhe në fund Roma doli me 3 pikë nga kjo sfidë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!