U aksidentuan me makinë në aksin Fier-Seman, ndërron jetë 22-vjeçarja

schedule09:27 - 18 Maj, 2022

schedule 09:27 - 18 Maj, 2022

FIER – Fat tragjik ka pasur një 22-vjeçare e cila u përfshi në një aksident në aksin Fier-Seman.

Pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, një makinë tip “Seat” u përplas me një mur dhe për pasojë 22-vjeçarja Ergesa Ibrushi bashkë me shoqen e saj mbetën të plagosura. Fatkeqësisht Ergesa nuk mundi të mbijetojë më gjatë plagëve të marra, duke ndërruar kështu jetë.

Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

“ Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzat që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjeçe,  Stela Tafa, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!