U aksidentua për vdekje, kush është “Xubi i Yzberishtit” i akuzuar për vrasje e subjekt i OFL

schedule16:39 - 11 Maj, 2021

schedule 16:39 - 11 Maj, 2021

Fatmir Avdillari ka gjetur vdekjen ditën e sotme në një aksident të ndodhur në Tiranë, tek Bulevardi “Migjeni”. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Toyota” me drejtuese E. M., 38 vjeçe një makinë tjetër tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe një motor me të cilin udhëtonte viktima .

Por kush është viktima?

Mësohet se Fatmir Avdillari njihej ndryshe edhe si “Xubi i Yzberishtit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL. Ndërsa po ashtu njihej si ish anëtar i bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri.

Fatmir Avdillari së bashku me dy vëllezërit e tij në 27 janar të vitit 1998 kanë vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi.

“Xubi’ u dënua me 12 vite burg dhe u lirua në vitin 2008, ndërsa në 11 prill të vitit 2009 ai akuzohet se vrau me një plumb në kokë Ardian Tahirin, pasi sipas tij, kishte pasur dyshime se i kishte vrarë të vëllanë, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017 u akuzua për trafik droge. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!