U aksidentua një ditë më parë, bashkëshortja e Gaz Pajës tregon gjendjen e tij shëndetësore

schedule10:48 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:48 - 12 Nëntor, 2021

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Gazment Paja ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pas aksidentit në kryeqytet.

Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”, ka treguar ajo për Vip Magazine.

Gaz Paja u aksidentua një ditë më parë, teksa po udhëtonte me motor në rrugën e Kavajës, në momentin kur u përplas me një automjet.

Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës që mbërritën në vendin e ngjarjes. /Abcnews.al