U aksidentua nga një automjet në Korçë, në gjendje të rëndë i moshuari

schedule18:56 - 1 Shkurt, 2021

schedule 18:56 - 1 Shkurt, 2021

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e së hënës. Mësohet se një automjet ka përplasur një të moshuar me iniciale J. Zh.

Burimet thonë se i plagosuri është dërguar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!