U aksidentua në punë, shqiptari në gjendje të rëndë prej një jave

schedule10:15 - 1 Gusht, 2019

schedule 10:15 - 1 Gusht, 2019

Një shqiptar u dërgua në spital javën e kaluar dhe që prej atëhere është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat italiane shkruajnë se 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në ambientet e urgjencës nga një burrë, i cili më pas u largua. Policia mësoi se ky i fundit kishte shkuar në familjen e tij, por nuk sqarohet nëse ka lidhje me dëmtimin e shqiptarit.

Autoritetet nisën menjëherë hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi me 50-vjeçarin. Paraprakisht, policia ka përjashtuar pistën e tentativës për vrasje dhe thotë se bëhet fjalë për një aksident në punë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi në Boffalora, pranë Ticino-s, zonë ku jeton shqiptari. Mediat shkruajnë se akoma nuk është kuptuar pse nuk u lajmërua salla operative, e cila do të kishte dërguar ambulancë në vendin e ngjarjes, ku do t’i jepte edhe ndihmën e parë të aksidentuarit.

Pas ekzaminimit të mjekëve, shqiptari u transferua në repartin e Neurokirurgjisë në Legnano, por prognoza e tij mbahet akoma e fshehtë. Ndërkohë karabinierët po vazhdojnë punën për të zbuluar rrethanat e plota që mund të kenë çuar shqiptarin të aksidentohet në ambientet e punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!