Tymi “pushton qiellin”, shpërthimi i fuqishëm në një fabrikë në Kili

schedule07:53 - 17 Prill, 2021

schedule 07:53 - 17 Prill, 2021

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Kalama, një qytet në veri të Kilit, të premten pasdite me kohën lokale. Autoritetet kanë bërë me dije se shpëtrthimi ndodhi në një fabrikë  nitroglicerine, një pajisje shpërthyese e përdorur gjerësisht në miniera.

Shpërthimi tronditi ndërtesat dhe shkaktoi alarme makinash deri në 25 kilometra larg objektit. Një kolonë tymi i dendur u ngrit në qiell nga fabrika.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vednin e ngjarjes, ndërsa policia rrethoi zonën. Perez Agousto Daniel, kryetari i bashkisë së Kalama, i vendosur në një distancë të shkurtër nga minierat e mëdha të ndërmarrjes shtetërore Codelco, theksoi se autoritetet ende po përpiqen të përcaktojnë nëse ka të vdekur apo të plagosur në uzinën industriale ENAEX.

“Shpërthimi u ndje praktikisht në të gjithë Kalamën ,” i tha Augusto CNN. Kjo ishte për shkak të “qitjes së pakontrolluar të nitroglicerinës” në një nga objektet e ndërmarrjes, shtoi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!