Një anije e madhe, cila mund të transportojë deri dy milionë fuçi nafte, ka shpërthyer jo shumë larg brigjeve të Nigerisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se anija që mund të përpunojë deri në 22.000 fuçi nafte në ditë ndodhej afër Warri-t, në jug të Nigerisë, kur u përfshi nga flakët.
Ndërkohë shefi ekzekutiv i kompanisë që e ka në pronësi anijen e djegur tha se nuk ka raportime fillestare për pasoja në njerëz.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet anija duke u përmbytur përderisa një shtëllungë e dendur me tym të zi ngrihet në qiell. Në video gjithashtu shihet ujë që hidhet mbi anijen e djegur nga një anije tjetër./abcnews.al