Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e së dielës konsullatën e nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit. Pamjet e siguruara nga abcnews.al tregojnë tymin e zi që del nga godina e kosullatës shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në twitter.
Ndërkohë që konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurt dhe se nga sulmi nuk ka pasur viktima. Ministria e Jashtme shqiptare e dënoi sulmin në Twitter. /Abcnews.al/