Tym i zi në Vatikan/ Dështon tentativa e parë për zgjedhjen e Papës

schedule21:04 - 7 Maj, 2025

schedule 21:04 - 7 Maj, 2025

VATIKAN- Ka dështuar tentativa e parë për zgjedhjen e Papës. Për rreth dy orë, 133 kardinalët u mblodhën në Selinë e Shenjtë për t’i dhënë botës katolike Papën e 267 në histori, por kjo tentativë e parë ka dështuar.

Në këtë votim të parë nga oxhaku i Kapelës Sistine është parë tym i zi, raporton BBC, pra do të thotë se Papa i ri nuk është zgjedhur ende.

Pritet që raundi i votimeve të vijojë nesër, dhe rast se edhe nesër tymi do të jetë i zi, atëherë do pasojë me tjetër raund.

Kardinalët në Kapelë Sistine nuk kanë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një papë i ri.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!