Tym e kaos në Kuvend, Idrizi: Ngritja e Komisioneve Hetimore nuk është e drejtë e opozitës, por e parlamentit

schedule21:23 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 21:23 - 7 Dhjetor, 2023

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në një intervistë në “Real Story” në ABC, foli për situatën politike në vend, kaosin dhe pengimin e punës në Parlament nga opozita duke përdorur kapsolla dhe flakadanë.

Idrizi u shpreh se në seancë e sotme ku do të diskutohej për buxhetin, priste që nga ana e opozitës, të kishte ‘armëpushim’, për një çështje kaq të rëndësishme.

“Sot ishtë koha që parlamenti prej javësh duhet të diskutonte buxhetin është kontrata që ka ekzekutivi me qytetarët. Dhe unë prisja që opozita të bënte një ‘armëpushim’. Sipas këndvështrimit tim do ishte shumë mirë edhe për ato vetë”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket Komisioneve Hetimore, ai tha se, ngritja e Komisioneve Hetimore nuk është e drejtë e opozitës, por e parlamentit.

“Sot është koha që parlamenti prej javësh duhet të diskutonte buxhetin është kontrata që ka ekzekutivi me qytetarët. Dhe unë prisja që opozita të bënte një ‘armëpushim’. Sipas këndvështrimit tim do ishte shumë mirë edhe për ato vetë. Sa i përket komisioneve hetimore, parlamenti ka të drejtë. Ne kemi humbur sensin për të cilën jemi aty. Ngritja e komisioneve hetimore, nuk është e drejtë e opozitës por e parlamentit nga të cilët burojnë pushtetet e tjera. Parlamenti bën ligje dhe kontrollon, bën transparencë në institucionet e tjera. Rregullorja e parlamentit e përcakton që të drejtën për të qëmtuar për një cështje të caktuar për interes publik, e kanë 35 deputetë, nuk thotë aty deputetë të opozitës. Dhe kur ngrihet Komisioni Hetimor parlamentar, përbërjen e ka nga të dy krahët. Parlamenti ka të drejtë që për çështje të caktuara të kërkojë transparencë. Kur bëhet fjalë për transparencë për një cështje të caktuar, praktikisht duhet të jenë bashkë, edhe maxhoranca edhe opozita. Pra, e drejta për të ngritur komision hetimor nuk është e opozitës, është e parlamentit. Komisionet duhet të ngrihen kur e kërkojnë 35 parlamentarë, por opozita nuk duhet ta kërkojë këtë gjë si prokuror, për atë është SPAK. Kërkesa e opozitës për komision hetimor, për mua e ka kaluar të drejtën e vet, dhe maxhoranca për shumë çështje që kanë interes, nuk mund të bllokohet vullneti i 35 deputetëve”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!