Një nga debatet më pikante të mbrëmjes së sotme ka qenë mes Enxhit dhe Mirand Dupit.
Konkurentja ka kërkuar fjalën para se juria të fillonte me gjykimin dhe kërkonte shpjegim për disa komente që anëtarja e jurisë i kishte bërë javën e kaluar, pas mbylljes së spektaklit.
“Do ikni të gjitha një e nga një”, citoi Enxhi. Miranda nga ana tjetër u shpreh se as nuk i kujtohet se i ka thënë këto fjalë asaj.
Pas një diskutimi mes tyre, Miranda që në fillim e voton me 4 pikë, e ndryshon dhe vendos 3.
“Vër njësh, a do ta vesh”, i thotë Enxhi. Por kur Kiara e ka pyetur se cilën nga vlerësimet do t’i vendosë përfundimisht, Miranda thotë 4 pikë. Edhe pas diskutimeve që inicioi konkurentja, Miranda vazhdonte të këmbëngulte se nuk merrej me thashetheme, por kishte ardhur për pjesën e gjykimit të veshjes./abcnews.al